LAJMI I FUNDIT:

Unikkatil dhe Tayna vazhdojnë të votohen në top-listat shqiptare

Unikkatil dhe Tayna vazhdojnë të votohen në top-listat shqiptare
Unikkatil, Tayna (Foto: Instagram/UnikkatilOfficial/Tayna)

Vazhdojnë të jenë mbretërit e kreut, Unikkatil, Don Phenom dhe Tayna. Fansat e artistëve janë siguruar që nëpërmjet votimit t’i mbajnë ata në fron me vendin e parë dhe të dytë.

Hiti “Ni Milion Rrugë” i Unikkatil që prej 20 javësh është bërë pjesë e listës së 100 këngëve moderne shqiptare, vazhdon të mbajë vendin e parë për tri javë radhazi.


Don Phenom dhe Tayna gjithashtu qe tri javë pozicionohen në vend të dytë me “Columbiana”, një ndër projektet e bukura verore që vazhdon të votohet pa fund nga fansat.

Vendi i tretë gjen Alban Ramosaj me prurjen e tij më të re muzikore “A Thu Pse”, pjesa e dytë e trilogjisë së tij “Hiraeth”, transmeton Top Channel.

Albani, i cili gjithashtu është pjesë e listës me bashkëpunimin e tij me Beatrix, “Get High” ka rrëmbyer zemrat e publikut me projektin e ri.

Ai rikthehet fuqishëm në “The Top List”, të cilën dy vite më parë e ka pushtuar për plot katër javë me hitin “A më do”.

Sa i përket vendit të katërt dhe të pestë, në të vazhdojnë të pozicionohen Tayna dhe Butrint Imeri, ku kjo e para ka humbur vetëm një pozicion nga java e kaluar, ndërsa këngëtari është ngjitur po me një pozicion.