LAJMI I FUNDIT:

UEFA veçon ngjarjet kryesore të mbrëmjes: Kosova me pikën e parë në kualifikimet për Evropian

UEFA veçon ngjarjet kryesore të mbrëmjes: Kosova me pikën e parë në kualifikimet për Evropian

Kosova ka nisur fazën e eliminatorëve të evropianit me barazim 1:1 kundër Bullgarisë.

Këta të fundit realizuan golin e parë në takim përmes Vasil Bozhikov gjersa barazoi gjithçka Arber Zeneli.


Për pikën e parë të fituar të përfaqësueses sonë ka shkruar edhe Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) përmes llogarisë zyrtare në Twitter.

Festa e futbollistëve të Kosovës pas golit të barazimit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në fakt, në mesazhin në rrjetet sociale, ajo ka përmbledhur sukseset e kësaj xhiroje, ku ka përmendur se Kosova ka marrë pikën e parë në histori në kualifikimet për Euro.

“Franca, Anglia dhe Turqia fitojnë, Portugalia e Serbia barazojnë, Kosova merr pikën e parë në kualifikimet për Euro”, shkruan UEFA në Twitter.

“Kosova siguroi një pikë në debutimin e kualifikimit të EURO, por ka të ngjarë se i kanë takuar të tri pikët pas përfundimit të lojës. Mihaylov bëri një sasi të konsiderueshme të mbrojtjeve për Bullgarinë – të cilët nuk ishin në gjendje të mbanin kryesimin e tyre të parë – pasi pala vendase regjistroi ndeshjen e 12-të radhazi pa humbje. Ky rezultat e lë Bullgarinë në vendin e dytë në Grupin A, pavarësisht dy ndeshjet e tyre deri më tani. Tëp besuarit e Houbtchev kanë katër pikë më pak se lideri, Anglia dhe ka luajtur një ndeshje më shumë se Kosova dhe Republika Çeke”, shkruan në ueb-faqen e UEFA-s.

Gjithçka që ndodhi në sfidën Kosovë - Bullgari, në debutimin e Përfaqësueses sonë në kualifikimet për 'Euro 2020'
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në sfidën Kosovë - Bullgari, në debutimin e Përfaqësueses sonë në kualifikimet për 'Euro 2020'

Pas kësaj, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit A, ku lider është Anglia me gjashtë pikë ndërsa Bullgaria është e dyta me dy pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori