Tuna lëvdata për “Zogun” e Blendi Fevziut

Në të vërtetë Tuna ka thurur lëvdata për gazetarin dhe autorin nga Shqipëria, pasi mbrëmë ishte pjesë e promovimit të librit më të ri të tij, “Ahmet Zogu”.
Këngëtarja shkupjane ka postar një status në Facebook së bashku me disa fotografi nga ngjarja ku shfaqet në krah të Blendit.
Kujtojmë se edhe vetë Tuna identifikohet si “zog”, por në një kuptim tjetër. Ajo bëri bujë me hitin e saj “Fenix”, ku në mesin e vargjeve i këndon vetes si “Zogu më i madh prej krejtve”.
Ndërkohë këngëtarja simpatike është edhe pjesë e edicionit të ri të spektaklit “Dancing with the Stars”, ku po shkëlqen./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/12/2014














































