LAJMI I FUNDIT:

Trumpi, Madonnës: Je e neveritshme (Video)

Trumpi, Madonnës: Je e neveritshme (Video)

Donald Trump e ka etiketuar Madonnën si të “pështirë” pas komenteve të saj se do “hidhte në erë Shtëpinë e Bardhë”.

Ai foli për përshtypjet e tij mbi këngëtaren, në një intervistë me moderatorin e njohur të “Fox News” , Sean Hannity, mbrëmjen e djeshme.


“Sinqerisht, ajo është e neveritshme….. unë mendoj se ka lënduar veten shumë keq ….mendoj se ajo e ka pështirë të gjithë këtë kauzë ,” tha presidenti i Trump mbi shpërthimet e çmendura të këngëtares.

Në marshin e grave, një ditë pas inaugurimit të Donald Trumpit, Madonna kishte pohuar “Jam e zemëruar Po, jam e zemëruar. Po, kam menduar një shumë herë në lidhje me hedhjen në erë të Shtëpisë së Bardhë.” /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MQ6_CDhp7BE