LAJMI I FUNDIT:

Trofeu i Topi i Artë arrin në mënyrë të pazakontë në “Theatre du Chatelet”

Trofeu i Topi i Artë arrin në mënyrë të pazakontë në “Theatre du Chatelet”

Trofeu i Topit të Artë ka arritur në një mënyrë të pazakontë në “Theatre du Chatelet”, aty ku do të mbahet ceremonia.

Derisa ndër vite e kemi parë që çmimi prestigjioz të arrij në mënyra më të sigurta, kësaj here – France Football ka sjell më shumë adrenalinë.


Piloti i Alpine në Formula 1, Esteban Ocon e ka sjell Topin e Artë me makinën e tij, duke bërë një hyrje sensacionale.

Duket se France Football ia ka besuar të gjithë punën pilotit francez, duke e bërë një ngjarje sa më franceze të mundshme.

Natyrisht se ky eveniment bëhet për të promovuar kulturën e tyre, pasi vëmendja e botës së futbollit është pikërisht atje.

Natyrisht se ky moment do të mbetet gjatë në mendjen e Ocon, pasi ka bartur çmimin më të madh individual për një lojtar.

Karim Benzema shihet si favorit për të fituar Topin e Artë, ndërsa pak minuta na ndajnë nga konfirmimi zyrtar i fituesit. /Telegrafi/