LAJMI I FUNDIT:

Tre shqiptarë në kërkim nga policia angleze, vodhën 300 mijë funte në shtëpinë e Sterlingut

Tre shqiptarë në kërkim nga policia angleze, vodhën 300 mijë funte në shtëpinë e Sterlingut
Reklama

Policia angleze kanë nisur një kërkim urgjent për tre burra që dyshohet se janë të lidhur me një vjedhje prej 300 mijë funtesh në shtëpinë e yllit të Chelseat, Raheem Sterling, ndërsa ai ishte në Kupën e Botës.

Sipas mediumit The Sun, Alfred Isufi, 48 vjeç, Gerard Kalaja, 22 vjeç dhe Henri Osmani, 44 vjeç, të gjithë shtetas shqiptarë, po kërkohen për t’u marrë në pyetje mbi 33 vjedhje, duke përfshirë edhe një thyerje në shtëpinë e sulmuesit anglez.


Shtëpia e yllit të Ligës Premier me vlerë 7 milionë funtesh në Oxshott, dyshohet se u grabit ndërsa Sterling ishte në detyrë ndërkombëtare me Anglinë në Katar.

Sterling u detyrua të kthehej nga Kupa e Botës për të qenë me familjen e tij pas tmerrit, me 28-vjeçarin që humbi fitoren e Tre Luanëve ndaj Senegalit në fazën e 1/8-tës, ndërsa u kthye për të ngushëlluar familjen e tij.

Policia del me deklaratë për situatën që e detyroi Sterlingun të kthehet në Angli
Lexo po ashtu Policia del me deklaratë për situatën që e detyroi Sterlingun të kthehet në Angli

Tani, detektivi James Ansell, nga Policia e Surrey, i ka thënë mediumit BBC se policët po përpiqen të përcaktojnë vendndodhjen aktuale të treshes shqiptare.

Të tre personat e kërkuar kanë të gjithë lidhje me Harlow, Essex dhe Londrën veriore dhe nuk besohet se janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Gerard Kalaja, 22-vjeçar

“Hetimi i shtëpive të vjedhura është prioritet për policinë e Surrey dhe ne do të jemi të pamëshirshëm në ndjekjen e këtyre autorëve”, ka thënë Ansell për BBC.

Në vjedhjen e shtëpisë së Sterling dyshohet se janë marrë ora me vlerë 300 mijë funte dhe bizhuteri.

Henri Osmani, 44-vjeçar

E fejuara e tmerruar e Sterling, Paige Milian, 27 vjeçe, po kujdesej për dy fëmijët e tyre kur ngriti alarmin.

Mësohet se askush nuk ishte në shtëpi në atë moment, por policia thuhet se u njoftua për sendet e humbura sapo banorët u kthyen.

Besohet se në të gjitha bastisjet, të cilat ndodhën në Surrey, Essex, Kent dhe Hertfordshire, janë marrë sende që arrijnë në rreth 1 milionë funte.

Alfred Isufi, 48-vjeçar

Një 23-vjeçar shqiptar ka dalë dje (e enjte) në gjykatë si i dyshuar tjetër. Emiliano Krosi, nga Southend-on-Sea në Essex, përballet me 33 akuza për kryerjen e vjedhjeve, ndër to edhe shtëpia e Sterling.

Krosi mbërriti vonë për një seancë dëgjimore në orën 10:30 në Gjykatën e Guildford Crown pasi furgoni që e transportonte nga HMP Wandsworth u prish.

Ai ishte vendosur të bënte një deklaratë, por nuk e bëri këtë, pasi avokati i tij Graham Bloëer ende nuk kishte shqyrtuar përmbledhjen e çështjes prej 40 faqesh.

Shqiptari foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij dhe u dërgua në paraburgim përpara një seance të mëtejshme për menaxhimin e çështjes më 3 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Moment tmerrues për gjyqtarin, i transportuar me barelë pasi u rrëzua në tokë nga lëndimi i rëndë

Moment tmerrues për gjyqtarin, i transportuar me barelë pasi u rrëzua në tokë nga lëndimi i rëndë

Ligat tjera
Tronditje në Gjermani: Vdiq në moshën 26-vjeçare lojtari që konsiderohej si një talent i madh

Tronditje në Gjermani: Vdiq në moshën 26-vjeçare lojtari që konsiderohej si një talent i madh

Ligat tjera
Ish-agjenti i FBI-së përndjek Djokovicin, është në listën e personave me “rrezikshmëri të lartë”

Ish-agjenti i FBI-së përndjek Djokovicin, është në listën e personave me “rrezikshmëri të lartë”

Tenis
Kishte dështuar te Barcelona, por gjigantët e Ligës Premier janë të gatshëm të paguajnë 45 milionë euro në janar për Todibon

Kishte dështuar te Barcelona, por gjigantët e Ligës Premier janë të gatshëm të paguajnë 45 milionë euro në janar për Todibon

La Liga
Manchester United me 'kontratë në tavolinë' për Ancelottin - dy lojtarë e presin me padurim italianin në Old Trafford

Manchester United me 'kontratë në tavolinë' për Ancelottin - dy lojtarë e presin me padurim italianin në Old Trafford

Premier League
Abramovich donte të dhuronte paratë nga shitja e Chelseat në Izrael, qeveria britanike merr vendimin përfundimtar

Abramovich donte të dhuronte paratë nga shitja e Chelseat në Izrael, qeveria britanike merr vendimin përfundimtar

Premier League
Kalo në kategori