LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Trepçës ’89 thotë se ndaj Gjilanit u mungoi fati

Trajneri i Trepçës ’89 thotë se ndaj Gjilanit u mungoi fati

Trepça ’89 barazoi pa gola në shtëpi me Gjilanin në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Idrizi ka thënë se ata mund të kishin fituar ndeshjen, por u mungoi fati.


“Sot na mungoi vetëm fati. I bëmë të gjitha. Kemi mundur edhe ta humbim ndeshjen të jemi real sepse ishte ndeshje e hapur”, ka thënë fillimisht trajneri i Trepçës ’89 pas ndeshjes për ArtSport.

Nuk ka fitues as në Mitrovicë: Barazojnë pa gola Trepça '89 dhe Gjilani
Lexo po ashtu Nuk ka fitues as në Mitrovicë: Barazojnë pa gola Trepça '89 dhe Gjilani

“Rastet më të mira i patëm ne, qëlluam edhe shtyllën. Meritat i ka portieri Koliçi që me eksperiencë të madhe na mohoi fitoren”.

“Lojtarët dhanë maksimumin ndaj Gjilanit. Nuk është e lehtë sepse Gjilani është skuadër me përvojë të madhe. Ndoshta nuk jam edhe aq i kënaqur me një pikë, por si shkoi loja, e rëndësishme është që nuk humbëm”.

“Realisht, ambicia jonë ishte ta fitojmë ndeshjen. Na u vështirësuan punët me barazim, por duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të mos dorëzohemi sepse kanë mbetur edhe pesë ndeshje. Besoj te këta djem dhe në fund besoj se do të jemi pjesë e Superligës. Kishim mungesa të mëdha, por i falënderoj lojtarët”, ka deklaruar më tej Idrizi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori