ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 18 korrik.

Nafta sot është 1.63 euro për litër, tre centë më shtrenjtë se të premten që ishte 1.60


Çmimi i benzinës është 1.45 euro për litër, dy centë më shtrenjtë se të premten që ishte 1.43, gjersa edhe çmimi i gazit është i njëjtë me të mërkurën, 0.60 euro për litër.

Çmimet e derivateve të naftës hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe zgjasin 24 orë. /Telegrafi/