LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Moldavisë kritikon ashpër gjyqtarin kryesor dhe futbollistët e Kosovës, por është i kënaqur me barazimin

Trajneri i Moldavisë kritikon ashpër gjyqtarin kryesor dhe futbollistët e Kosovës, por është i kënaqur me barazimin

Përzgjedhësi i Moldavisë, Engin Firat, është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Kosovës në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

Firat ka folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Kosovën e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.


Ai shprehu indinjatën e tij me gjyqtarin kryesor dhe me futbollistët e Kosovës, të cilët sipas tij në një moment të pjesës së dytë, nuk u treguan aspak korrekt.

Kosova e nis me barazim ndaj Moldavisë edicionin e ri të Ligës së Kombeve
Lexo po ashtu Kosova e nis me barazim ndaj Moldavisë edicionin e ri të Ligës së Kombeve

“Dy gjëra janë të rëndësishme për t’u diskutuar. Në fillim, gjyqtari duhej ta përjashtonte një futbollist të Kosovës në pjesën e parë, por nuk ia dha kartonin e dytë të verdhë. Nëse kundërshtari do të mbetej me 10 futbollistë, rezultati do të ishte ndryshe, sidomos pasi që ne po fitonim 1:0”, ka thënë fillimisht Firat në konferencë.

“Gjëja e dytë e rëndësishme është se të gjithë në futbollin evropian duhet të flasin për ‘fair-play’, por për mua nuk ka sens kur vërtetë nuk ka ‘fair-play’. Ne kishim një lojtar të lënduar, dërguam topin jashtë, ndërsa Kosova mori topin që na takonte neve dhe shënoi për 1:1, ndoshta jo në aksionin e parë por në të dytin. Ata shënuam kur ne ishim me 10 futbollistë në fushë”.

Megjithatë, përzgjedhësi i Moldavisë theksoi se barazimi është pozitiv për ekipin e tij në fillim të kampanjës së edicionit të dytë në Ligën e Kombeve.

Notat e lojtarëve, Moldavi 1-1 Kosovë: Berisha lojtar i ndeshjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Moldavi 1-1 Kosovë: Berisha lojtar i ndeshjes

“Ne luajtëm ndaj një rivali të fortë, por jam i zhgënjyer sepse mund ta mbanim epërsinë apo të shënonim golin e dytë me anë të kundërsulmit”.

“Megjithatë, duke parë fuqinë e lojtarëve të Kosovës, pasi kanë vërtetë futbollistë shumë të mirë, barazimi është rezultat i mirë për ne”, përfundoi trajneri i Moldavisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen:

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: "Ja ku po shkojmë"

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

La Liga
Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Serie A
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Kalo në kategori