LAJMI I FUNDIT:

Trajneri grek flet pas fitores ndaj Kosovës, por heziton të tregojë fyerjet që i bëri Rrahmanit

Trajneri grek flet pas fitores ndaj Kosovës, por heziton të tregojë fyerjet që i bëri Rrahmanit

Përfaqësuesja e Greqisë ka arritur fitore 2-0 ndaj Kosovës, duke blinduar pozitën e parë në Grupin 2 të Ligës C.

Helenët triumfuan me rezultat 2-0 në një ndeshje të tensionuar si në tribuna ashtu edhe në fushë.


Trajneri i Greqisë, Gustavo Poyet ka folur pas ndeshjes duke thënë se është krenar me futbollistët e tyre pasi kanë dhënë shumë në katër sfidat e muajit qershor.

“Ne jemi mjaft krenarë me lojtarët, jemi perfekt deri këtu, nuk mund të kërkojmë më shumë nga lojtarët. Ata e dhanë maksimumin edhe ndaj Kosovës, i shpenzuan të gjitha energjitë. Tash, kemi nevojë për pushim pas këtyre paraqitjeve”.

“Katër fitore, asnjë gol i pësuar, lidhja me tifozët përsëri, stadiumi gati i mbushur. Ne po përmirësohemi, me fitore është e lehtë t’i bindësh lojtarët”, deklaroi trajneri uruguaian.

Tutje ai u pyet edhe për përplasjen që pati me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin i cili tha se e shau trajneri uruguaian i Greqisë.

Poyet nuk ka dashur të zbulojë diçka më shumë, duke thënë se për të çfarë ndodhë në fushë mbetet në fushë.

Rrahmani rrëfen momentin kur e shau trajneri i Greqisë
Lexo po ashtu Rrahmani rrëfen momentin kur e shau trajneri i Greqisë

“Me gjithë respektin, unë jam i modës më të vjetër. Për mua çfarë ndodhë në fushë, mbetet në fushë. Nëse ai (Rrahmani), dëshiron të flas, është i lirë, është mendimi i tij. Unë nuk do të flas se çfarë ndodhi aty”, deklaroi Poyet.

Pas katër ndeshjeve, Greqia mbanë vendin e parë në grup me 12 pikë, e ndjekur nga Kosova me gjashtë sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori