LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Feyenoordit pas fitores ndaj Dritës: Fati dhe tifozët ishin faktori vendimtar

Trajneri i Feyenoordit pas fitores ndaj Dritës: Fati dhe tifozët ishin faktori vendimtar

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot ka folur pas fitores së vështirë ndaj Dritës në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Gjiganti holandez fito mezi ndaj Dritës me rezultat 3-2 falë një goli që erdhi në minutat shtesë, për të siguruar kualifikimin në raundin e tretë.

Megjithatë, Slot ndihet i lumtur me kualifikimin, teksa foli pas ndeshjes për lojën e ekipit të tij.

Drita ishte afër të bënte histori, por mposhtet në fund nga Feyenoordi dhe eliminohet nga Liga e Konferencës
Lexo po ashtu Drita ishte afër të bënte histori, por mposhtet në fund nga Feyenoordi dhe eliminohet nga Liga e Konferencës

“Sigurisht që nuk ishte një lojë e mërzitshme”, ka thënë fillimisht trajneri holandez me një ndjenjë nënvlerësimi.

“Pothuajse çdo sulm nga Drita çoi në një mundësi”, shtoi Slot, duke mbrojtur Leroy Ferin, kapitenin që bëri një gabim para golit të dytë të Dritës.

“Unë jam ai që e vendosi atë si një qendërmbrojtës, një pozicion që ai nuk e luajti kurrë deri disa javë më parë. Ne vështirë se kemi ndonjë opsion tjetër aty”.

“Faktori i fatit dhe tifozët tanë fantastik ishin vendimtar sonte”.

“Portieri ynë vërtet na nderoi sonte. Dhe sigurisht më duhet të përmend Guus Til, megjithëse i gjithë ekipi meriton një kompliment për mënyrën se si ata vazhduan të luftojnë për fitoren”, përfundoi Slot. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori