LAJMI I FUNDIT:

I tha se do të ballafaqohen në gjyq për shkak të pjesës që i kishte rënë të fikët në BBV, flet Fifi: Kam menduar për familjen

I tha se do të ballafaqohen në gjyq për shkak të pjesës që i kishte rënë të fikët në BBV, flet Fifi: Kam menduar për familjen
Foto: Screenshot/YouTube

Në javën e kaluar, Donald Veshaj në emisionin e tij të ri “Më lër të flas” risolli një skeç duke kthyer momentin kur Fifit i kishte rënë të fikët në Big Brother VIP.

Kjo duket se e kishte acaruar këngëtaren nga Ferizaj në masë të madhe, gjersa bëri një reagim publik duke thënë se do t’i dërgojë në gjyq.

E njëjta ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj dhe ka sqaruar në detaje ‘hatërmbetjet’ në mes të tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

“Erdha tek ju se do bëj gjyqin me Donaldin. Nuk u konsultova dot me ju juve, ju mora nga tre herë në telefon. Ja nisën të më vinin mesazhe pafund, që kishit nxjerrë skenën kur më ra të fikët. Marr në telefon Donaldin, nuk ma hap. Marr Romeon, as ai s’ma hap. Marr ca njerëz në Top Channel dhe më thanë po të kanë nxjerrë skenën që të ka rënë të fikët. Marr prapë në telefon, asnjëri në telefon”, u shpreh Fifi.

Fifi reagon ashpër pas skeçit të vëllezërve Veshaj, ku rikthejnë në vëmendje momentin kur i kishte rënë të fikët në BBV: Përgatituni për gjyqin
Lexo po ashtu Fifi reagon ashpër pas skeçit të vëllezërve Veshaj, ku rikthejnë në vëmendje momentin kur i kishte rënë të fikët në BBV: Përgatituni për gjyqin

“Nuk e dija fare që kishte nisur emisioni. Nuk kisha mundësi ta shihja. E kam menduar pjesën e familjes, njerëzve të mi, thashë ajo pjesa duhet të hiqet”, tha ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Fifi dhe Donaldi ndërkaq janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin, madje kanë edhe një tatuazh të përbashkët – ‘Filoqyl’.

Ata të dy kanë qenë pjesë e Big Brother VIP dhe që nga aty kanë ruajtur një marrëdhënie të ngushtë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori