LAJMI I FUNDIT:

Tetë paraqitjet më të mira individuale në historinë e Ligës së Kampionëve – Milito, Drogba, Bale e Gerrard dhe katër të tjerë

Tetë paraqitjet më të mira individuale në historinë e Ligës së Kampionëve – Milito, Drogba, Bale e Gerrard dhe katër të tjerë

Disa lojtarë janë të lindur vetëm për të shkëlqyer në finale të madhe, aty ku është vëmendja më e madhe, sidomos në Ligën e Kampionëve.

Ne kemi parë disa paraqitje të shkëlqyera ekipore, por nganjëherë ka kur lojtar me paraqitjen e tij e merr vëmendjen kryesore.


Shtatë lojtarët që me paraqitjen e tyre mund ta vendosin finalen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Shtatë lojtarët që me paraqitjen e tyre mund ta vendosin finalen e Ligës së Kampionëve

Këtu janë shtatë nga paraqitjet më të mira individuale në historinë e Ligës së Kampionëve.

Zinedine Zidane (2002)

Madhështia e Zinedine Zidane është shfaqur e plotë në  fitoren e Real Madridit ndaj Bayer Leverkusen në vitin 2002.

Maestro tërhoqi me vete të gjithë, duke përdorur vizionin e tij dhe krijimtarinë për ta dërguar skuadrën përpara.

Roberto Carlos pasoi, por Zidane me një goditje jashtë zonës shënoi gol të jashtëzakonshëm.

Konsiderohet nga shumë njohës si loja më e madhe e një njeriu në një finale të Ligës së Kampionëve.

Steven Gerrard (2005)

Fakti që legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard e fiton një vend në këtë listë për paraqitje në një finale, është ajo e vitit 2005.

Ai dominoi mbi një treshe si ajo e Milanit: Kaka, Gennaro Gattuso dhe Andrea Pirlo, që në pjesën e parë kishin shënuar tri herë.

Gerrard shënoi me kokë në atë ndeshje dhe u shpall si më i miri, pasi Liverpool fitoi pas penalltive.

Hernan Crespo (2005)

Nëse Gerrard meriton të përmendet për performancën e tij të dytë, atëherë edhe Hernan Crespo meriton një gjë të tillë.

Argjentinasi e zhvilloi ndeshjen e jetës ndaj Liverpoolit.

Ai shënoi dy herë  në portën e Jerzy Dudek.

Edhe pse Milan humbi, Crespo pati paraqitje ‘masterclass’ të një sulmuesi, dhe meriton vendin e tij në histori.

Andres Iniesta (2009)

Andres Iniesta do të njihet si një nga mesfushorët më të mëdhenj në histori dhe paraqitja e tij në finalen e vitit 2009 kundër  Manchester United  është pikërisht një nga arsyet.

Spanjolli, i cili kishte qenë një dyshim për lojën për shkak të lëndimit, kishte një paraqitje të jashtëzakonshëm me krijimtarinë e tij.

Ishte Iniesta që krijoi golin e hapjes për Samuel Eto’o. Iniesta kishte një numër rastesh për të shënuar një gol për vete, por fokusi i tij ishte te pasimi final.

Diego Milito (2010)

Interi e fitoi tripletën në sezonin 2009/10, ku në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, shkëlqeu Diego Milito, që ishte një pjesë jetike e makinës së Jose Mourinhos.

Bashkëpunimi i tij me Wesley Sneijderin ishte i jashtëzakonshme, duke e dërguar te goli i parë, ku argjentinasi tregoi shpejtësinë dhe fuqinë e tij për të lënë mbrojtjen e  Bayern Munchen të ngatërruar mes vete.

Edhe i dyti ishte i bukur sikurse i pari.

Pas golave, Milito ishte kudo, duke krijuar shanse për veten dhe shokët e tij në të gjithë.

Lionel Messi (2011)

Fitorja 3-1 e Barcelonës ndaj Manchester United në vitin 2011 ishte një shfaqje e shkëlqyeshme e skuadrës, por forma individuale e Lionel Messit, ishte madhështore.

Në atë që ishte një paraqitje ‘Man of the Match’, Messi nuk bëri asnjë gabim.

Ai krijoi hapësira mes mesfushës dhe mbrojtjes dhe përdorte kombinimin e tij të shpejtësisë dhe driblimit për të orkestruar fitoren dominuese të Barcelonës.

Messi shënoi një gol të merituar nga distanca pas pushimit, por performanca e tij ishte shumë më tepër sesa thjesht statistika.

Ishte një tjetër shfaqje mbinjerëzore nga magjistari argjentinas.

Didier Drogba (2012)

Liga e Kampioneve 2011/12 ishte diçka e që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Chelseat.

Chelsea i sfidoi të gjitha gjasat për të përfunduar me trofeun në shtëpi kundër Bayern Munich.

Çdo tifoz i Chelseat e përmend vetëm një emër dhe ai është Didier Drogba.

Edhe pse Chelsea u mbrojt shumë në atë ndeshje, ai arriti të shënojë, dhe të luftojnë me mbrojtjen e Bayern i vetëm.

Gareth Bale (2018)

Uellsiani erdhi nga banka rezervë për ta bërë diferncën në finalen ndal Liverpopolit.

Ai shënoi dy herë, ndërsa njëri gol ishte i jashtëzakonshëm me gërshërë.

Ndeshja u mbyll 3-1, por do të mbahet në mend si një prej ndeshjeve më të mëdha individuale të tij

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori