Reperja nga Prizreni, Tayna, ditën e djeshme (e enjte) ka lansuar projektin e ri muzikor.

“La Boca” titullohet kënga të cilën e ka sjell në bashkëpunim me artistin e popullarizuar francez, L’Algerino.


Projekti i dyshes u kompletua edhe nga ana vizuale, gjersa artistja shqiptare mori gjithë vëmendjen me paraqitjen e mahnitshme skenike.

Tayna Tayna (Foto: Instagram)

Derisa po shijon suksesin e kësaj kënge, Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka publikuar edhe disa pamje të tjera atraktive nga prapaskenat e videoklipit.

Ajo është shfaqur pothuajse në secilën skenë me nga një ‘look’ të ndryshëm, por shumë të veçantë siç befason gjithnjë.

Kënga përndryshe akoma pa mbushur 24 orë ka kaluar shifrën e 600 milionë klikimeve në kanalin YouTube.

Ky është dueti i dytë i Taynës dhe L'Algerino pas "Moona" që e sollën në fillim të këtij viti. /Telegrafi/