Trajneri i Conor McGregorit beson se ylli i MMA-s duhet të rikthehet brenda 12-18 muajsh në boks.

John Kavanagh mendon se ‘Notorous’ ka planifikuar diçka të madhe sërish në ring, pas humbjes që pësoi nga Folyd Maywaether në vititn 2017.

“Sinqerisht do të befasohesha nëse Conor nuk do zhvillojë një meç boksi në 12-18 muajt e ardhshëm”, ka thënë ai.

(Foto: Sean M. Haffey/Getty Images/Guliver)

“Ai e dashuron boksin. I adhuronte stërvitjet për meçin ndaj Mayweather. Duhet të jetë diçka e madhe, çfarë do që bënë ai, bëhet e madhe. Ai gjithmonë shikon për hapin tjetër”, ka shtuar më tej Kavanagh.

Khabib Nurmagomedov i hapur për rimeçin ndaj Conor McGregorit Khabib Nurmagomedov i hapur për rimeçin ndaj Conor McGregorit

McGregor në fillimet e karrierës së tij kishte stërvitur në boks, për të kaluar më pas në MMA, por që ka lënë të hapur mundësinë që të mbyllë karrierën e tij në boks.

Kujtojmë se irlandezi u rikthye në oktogon në fillim të këtij viti, pas humbjes në vitin 2018 ndaj Khabib Nurmagomedovit, duke mposhtur Donald Cerronen në Las Vegas. /Telegrafi/