LAJMI I FUNDIT:

Takefusa Kubo është i bindur për të ardhmen me Real Madridin

Takefusa Kubo është i bindur për të ardhmen me Real Madridin

Mesfushori në pronësi të Real Madridit, Takefusa Kubo është i bindur se mund të depërtojë në skuadrën e parë të klubit mbretëror përpara sezonit 2020-21.

Reprezentuesi japonez shkaktoi shokim pas bashkimit nga FC Tokio në qershor të vitit 2019, pasi kaloi katër vjet në akademinë e të rinjve të Barcelonës.


18-vjeçari u huazua në Real Mallorcan e sapo promovuar në La Liga për të luajtur sezonin 2019-20 dhe aty ka bërë 24 paraqitje për skuadrën e Vicente Moreno.

Real Madridi ka shpenzuar 132 milionë euro për ta gjetur yllin e së ardhmes
Lexo po ashtu Real Madridi ka shpenzuar 132 milionë euro për ta gjetur yllin e së ardhmes

Sidoqoftë, përkundër raporteve që Mallcora dëshiron ta bëjë këtë veprim të përhershëm, Kubo është i vendosur të kthehet te Real Madridi.

Kubo te Mallroca gjatë një ndeshje me Barcelonën

“Asgjë nuk është vendosur ende, por preferenca ime për t’u rikthyer në Madrid është e qartë”, ka thënë fillimisht Kubo në një intervistë me Diario AS.

“Dua të vesh fanellën e Real Madridit dhe të luaj në Santiago Bernabeu”.

“Kjo është ajo për çfarë po punoj, por për momentin jam me Mallorcan dhe duhet të dëshmoj se mund të garoj këtu”, përfundoi japonezi.

Japonezi 18-vjeçar Kubo shënon golin e parë në La Liga, tund rrjetën nga distanca ndaj Villarrealit
Lexo po ashtu Japonezi 18-vjeçar Kubo shënon golin e parë në La Liga, tund rrjetën nga distanca ndaj Villarrealit

Zinedine Zidane do të përpiqet të forcojë opsionet e tij këtë verë, por trajneri i Los Blancos do të mbështetet gjithashtu në disa nga yjet e tij të rinj.

Martin Odegaard është vendosur të kthehet nga huazimi në Real Sociedad, së bashku me Achraf Hakimi dhe Sergio Reguilon, ndërsa edhe Kubo synon kthimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

Bundesliga
Kalo në kategori