Sistemit publik shëndetësor i shtohen 17 anesteziologë të rinj


Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se sistemit publik shëndetësor i janë shtuar 17 anesteziologë të rinj, duke forcuar kapacitetet profesionale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas ShSKUK-së, anesteziologët janë pjesë kyçe e çdo ndërhyrjeje kirurgjike, trajtimit intensiv dhe menaxhimit të rasteve urgjente, duke ofruar shërbime pandërprerë në institucionet publike shëndetësore.
Me angazhimin e 17 specialistëve të rinj, pritet të rritet mbështetja për sallat operative, njësitë e kujdesit intensiv, repartet emergjente dhe shërbimet e tjera spitalore.
ShSKUK u ka uruar mirëseardhje anesteziologëve të rinj, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre dhe duke u dëshiruar suksese në punën e tyre në shërbim të pacientëve. /Telegrafi/


































