LAJMI I FUNDIT:

Svarqa priti në një takim futbollistin kosovar të Stoke Cityt (Foto)

Svarqa priti në një takim futbollistin kosovar të Stoke Cityt (Foto)

Premton përkrahje për talentet shqiptar të cilës do fushe qofshin.

Kryetari i komunës së Ferizajit, Muharrem Svarqa ka pritur sot futbollistin e ri, Kosovar Sadikun i cili para pak muajsh është bërë pjesë e klubit të njohur anglez Stoke City.


Me këtë rast ai shfaqi kënaqësinë që të rinjtë kosovar, e ferizajas me talentin që po tregojnë nëpër botë, po e bëjnë të njohur edhe Kosovën në shumë aspekte pozitive.

“Sot pata nderin që ta pres në zyrën time njërin nga futbollistët më cilësor që ka komuna e Ferizajt e që i takon gjeneratës së re i cili si mërgimtar në Kanada ka arritur t’iu bie në sy menaxherëve te futbollit dhe tani ka arritur të jetë lojtar i Stoke City, aty ku luan edhe Xherdan Shaqiri. Nuk kam asnjë dilemë që edhe ky do të jetë një nga futbollistët që do të na prezantoi denjësisht dhe nga përvoja në këtë klub mund të arrij edhe më shumë”, tha kryetari Svarqa.

sfarqa 3Ndërkaq vet futbollisti 17 vjeçar Sadiku, tha të jetë i lumtur që me punë ka arritur të tregojë se edhe pengesat nacionale eliminohen më lehtë. Shprehu kënaqësinë që autoritetet komunale kanë një vlerësim për të rinjtë mërgimtar.

Për pritjen që iu bë, dhe vlerësimin pozitiv një kënaqësi të veçantë shprehu edhe mërgimtari Sylejman Sadiku, gjyshi i futbollistit Kosovar Sadiku.

sfarqa 3

Ai pohoi se të gjitha sukseset e tyre i atribuohen Kosovës ngase me zemër kjo pjesë e shqiptarëve punon e vepron në shtetet e ndryshme perëndimore.

Futbollistin e ri Kosovar Sadikun e kanë gëzuar pa masë sukseset qe ka arritur së fundi Kosova me hyrjen në UEFA e FIFA. Ai tha se mezi po pret të luaj me përfaqësuesen e Kosovës dhe të arrijë rezultatet të mira sikurse në klubin tij në Angli. Me këtë rast kryetari Svarqa, këtij të fundit i dhuroi edhe stemën e komunës së Ferizajt.

sfarqa 4

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madridi shpreh interesim për top yllin e Liverpoolit – nuk bëhet fjalë për Alexander-Arnold

Real Madridi shpreh interesim për top yllin e Liverpoolit – nuk bëhet fjalë për Alexander-Arnold

La Liga
Stërvitja e jashtëzakonshme e Usyk në Spanjë për tu përgatitur për Furyn: 250 raunde me 40 boksierë të ndryshëm

Stërvitja e jashtëzakonshme e Usyk në Spanjë për tu përgatitur për Furyn: 250 raunde me 40 boksierë të ndryshëm

Boks
Pasuria marramendëse e Tyson Fury: Sa para fiton boksieri britanik pas çdo lufte?

Pasuria marramendëse e Tyson Fury: Sa para fiton boksieri britanik pas çdo lufte?

Boks
Pse fituesi i Kupës së Kosovës i intereson edhe Llapit, Dritës dhe Malishevës?

Pse fituesi i Kupës së Kosovës i intereson edhe Llapit, Dritës dhe Malishevës?

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori