LAJMI I FUNDIT:

Superkupa e Spanjës 2024: Si shpërndahen paratë midis skuadrave dhe sa ka fituar Real Madridi?

Superkupa e Spanjës 2024: Si shpërndahen paratë midis skuadrave dhe sa ka fituar Real Madridi?

Real Madridi mposhti Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës që u zhvillua në qytetin e Riadit në Arabinë Saudite. Por, përveç trofeut Real Madridi e gjithashtu edhe ekipet tjera janë rikthyer në Spanjë me një ‘mal parash’.

Sa para ka në vazon e Superkupës së Spanjës?


Fituesi i Superkupës së Spanjës, që është luajtur në Arabinë Saudite në katër nga pesë vitet që prej zgjerimit të kompeticionit nga dy në katër skuadra, do të paguhet 2 milionë euro. Vendi i dytë ndërkohë, do të paguhet 1 milionë euro.

Pjesa tjetër e parave në Superkupë do të shpërndahet për secilën prej ekipeve pjesëmarrëse, varësisht nga performanca e tyre.

Si llogariten paratë e shpërndara në Superkupën e Spanjës?

Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) ka arritur një marrëveshje luksoze me qeverinë arabe në vitin 2020 në mënryë që ky kompeticion të zhvillohet në shtetin e Gjirit.

Xavi akuzohet për përdorimin e 'taktikave vetëvrasëse'
Lexo po ashtu Xavi akuzohet për përdorimin e 'taktikave vetëvrasëse'

Paratë e Superkupës së Spanjës shpërndahen duke u bazuar në meritat sportive (trofetë e fituar) dhe prestigjin e klubeve të përfshira, diçka që llogaritet duke u bazuar në të drejtat televizive.

Në edicionin e parë të këtij kompeticioni, Valencia bëri një padi ndaj Federatës së Spanjës pasi mori vetëm 2.5 milionë euro, shumë mjaft e vogël në krahasim me Barcelonën që fitoi gjashtë milionë euro dhe Real Madridin që fitoi më pak se 12 milionë.

Sa para kanë fituar Real Madridi, Barcelona, Atletico Madrid dhe Osasuna nga Superkupa e Spanjës 2024?

Arabia Saudite e paguan Federatën e Spanjës 40 milionë euro për privilegjin e të qenurit nikoqir i këtij kompeticioni. Federata më pas vendos se si do të shpërndahen paratë, bazuar në kriterin e përmendur më lart.

Jude Bellingham mahniti tifozët me kërkesën që bëri pas finales së Superkupës Spanjës
Lexo po ashtu Jude Bellingham mahniti tifozët me kërkesën që bëri pas finales së Superkupës Spanjës

Vetëm për shkak të pjesëmarrjes, Real Madridi dhe Barcelona kanë përfituar gjashtë milionë euro secila, me Atletico Madridin që ka fituar tre milionë dhe Osasuna që ka fituar mbi 800 mijë euro.

Real Madridi pra është rikthyer në Spanjë me trofeun e fituar dhe me tetë milionë euro në valixhe, ndërsa Barcelona me gjashtë milionë, Atletico Madridi me tre milionë dhe Osasuna me 800 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori