eksperti ad

E ardhmja e Julian Alvarez po rikthehet në qendër të afatit kalimtar pas një ndryshimi të ri në situatën e tij kontraktuale dhe sportive.

Te Atletico Madrid janë të vetëdijshëm se sulmuesi argjentinas, 26 vjeç, ka shprehur dëshirën për të ndryshuar ambient gjatë javëve të fundit, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2030 dhe është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.


Sulmuesi i njohur si “La Arana” thuhet se tashmë ka bërë të qartë synimin e tij për të mos vazhduar te klubi madrilen, çka ka ngritur alarmin në “Metropolitano”.

Megjithatë, situata mbetet e ndikuar nga zhvillimet e Kupës së Botës, gjë që ka ngadalësuar çdo lëvizje dhe ka lënë ende disa çështje të pazgjidhura.

Barcelona shfaqet si destinacioni më i mundshëm për lojtarin, edhe pse qëndrimi i Atleticos ka qenë deri tani i prerë dhe i qartë.

Sipas të përditshmes AS, klubi katalanas nuk dëshiron ta zgjasë shumë këtë situatë pasigurie dhe planifikon të përshpejtojë vendimet sapo të përfundojë pjesëmarrja e sulmuesit në Kupën e Botës, e cila mund të mbyllet në ditët në vijim ose të zgjasë edhe një javë tjetër.

Në këtë skenar, Barça po shqyrton edhe alternativa në rast se marrëveshja nuk konkretizohet. /Telegrafi/

telegrafi sport app