Superkompjuteri parashikon shanset e të gjitha skuadrave për Ligën e Kampionëve - Messi bëri ‘gabim’ që u bashkua me PSG-në, Man City favorit

Një superkompjuter ka parashikuar shanset e çdo skuadre për të fituar Ligën e Kampionëve dhe Manchester City udhëheqë rrugën dhe shihet si favorit për ta ngritur lartë trofeun më të madh ekipor evropian.
Shorti i garës më të madhe ekipore evropiane u hodh në Stamboll të enjten në mbrëmje dhe ka grupe të forta dhe skuadra të mëdha.
Faqja FiveThirtyEight ka zbërthyer numrat dhe shanset e çdo skuadre dhe ata besojnë se Pep Guardiola më në fund do ta çojë Cityn në lavdinë evropiane.
Pas tyre në të dytin janë Bayern Munich ndërsa fituesit aktual, Chelsea radhiten në vendin e tretë.
Por, çfarë ndodh me Paris Saint-Germain, i cili siguroi nënshkrimin e Lionel Messit këtë verë dhe nënshkrime tjera të mëdha si Sergio Ramos dhe Achraf Hakimi?
Kjo nuk është llogaritur shumë. Atyre u është dhënë një shans i vogël për të fituar garën dhe me vetëm katër për qind, ata radhiten në vendin e dhjetë.
Liverpooli zë vendin e katërt, Barcelona të pestin, Real Madridi të gjashti, Manchester United të shtati, Interi të 13-tin dhe Juventusi të 14-tin.
Më poshtë keni listën e shanseve të të gjithë skuadrave: 32.Sheriff Tiraspol - <1% shanse për të fituar 31.Malmo - <1% shanse për të fituar 30.Dynamo Kyiv - <1% shanse për të fituar 29.Besiktas - <1% shanse për të fituar




























































