ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Fillimisht, salla për disa minuta ishte e mbushur plot në pritje të reperes amerikane. Sidoqoftë, para EVE-s kanë performuar yjet kosovare, Nora Istrefi dhe Tuna, të cilat e nxehën atmosferën në maksimum.

Dhe kur u shfaq në skenë EVE, menjëherë gjithçka ishte ‘high’. Jo vetëm atmosfera, por edhe të pranishmit pasi ajo nuk pushoi – shfaqi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke vërtetuar se jo pa ndonjë arsye radhitet ndër performueset ‘live’ më të mira në botë.


Por, momenti kulminant i kësaj mbrëmje ishte benzini të cilin ia vuri zjarrit të atmosferës kompania POWOW Entertainment. Në ekran pas shumë e shumë vitesh u shfaq legjenda e gjallë e repit shqiptar, Unikkatili, me ç’rast paralajmëroi koncertin e tij të madh të 15 korrikut. Shumë njerëz nuk u besonin syve, e madje disa edhe kanë qarë.

Pas video dropit të Unikkatilit, i cili u shfaq në ekran së bashku me Presionin dhe Klepton, antarët tjerë të TBA, DJ zyrtar i EVE për t’i kënaqur fansat e mbledhur në sallën “1 Tetori” performoi edhe me disa këngë të Unikkatilit.

Ishte ky një fillim i mbarë i POWOW Fest, por ky është vetëm fillimi. Kjo pasi organizimi i jashtëzakonshëm i këtij festivali, prej më të mëdhenjve në ballkan, pritet të zhvendoset në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës, ku më 15 korrik do të performojë Unikkatili.

Dhe ky është realiteti...ky është POWOW. /Telegrafi/

Video dropi pa audio. Video dropi ne kualitet të lartë lansohet pas pak orësh...