LAJMI I FUNDIT:

Super kompjuteri parashikon shanset e çdo klubi për ta fituar Ligën e Evropës – Nga Ajaxi, te Unitedi dhe Interi  

Super kompjuteri parashikon shanset e çdo klubi për ta fituar Ligën e Evropës – Nga Ajaxi, te Unitedi dhe Interi  

Ajaxi është skuadra që ka shumë shanse të fitojë Ligën e Evropës, sipas analistëve të të dhënave që kanë përpunuar shanset e 32 skuadrave të mbetura në garë.

Shumë klube të mëdha evropiane kanë mbetur në mesin e 32 klubeve që gjenden në garë për të fituar trofeun e Ligës së Evropës.


Sidoqoftë, FiveThirtyEight me anë të analistëve të të dhënave kanë përpiluar shanse e të gjitha klubeve për të fituar trofeun e dytë elitar evropian për klube.

Super kompjuteri parashikon shanset e çdo klubi për ta fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20  
Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon shanset e çdo klubi për ta fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20  

Sipas të dhënave të tyre, Ajaxi shihet si favorit me 9 për qind shanse për të fituar garën, ndërsa pas tyre vjen RB Leipzig, Bayern Leverkusen dhe Manchester Unitedi me nga 8 për qind shanse.

Ajaxi shihet si favorit për ta fituar Ligën e Evropës

Klubi i madh italian, Interi, i cili u eliminua nga Liga e Kampionëve ka 7 për qind shanse, po aq sa ka edhe Sevilla, Getafe, ndërsa pas tyre vjen Benfica me 6 për qind.

Liga e Evropës: Raundi i eliminimit direkt, shorti hidhet të hënën – gjithçka që duhet të dini
Lexo po ashtu Liga e Evropës: Raundi i eliminimit direkt, shorti hidhet të hënën – gjithçka që duhet të dini

Shanset e Arsenalit janë të barabarta me atë të Wolves dhe Romës me nga 4 për qind, ndërsa skuadrat skoceze Celtic dhe Rangers kanë 1 për qind shanse.

Më poshtë Telegrafi ua sjell më poshtë grafikën ku shihen shanset e 32 klubeve për të fituar trofeun e Ligës së Evropës.

/Telegrafi/