LAJMI I FUNDIT:

Super goli i Lamine Yamal i siguron tri pikë të reja Barcelonës

Super goli i Lamine Yamal i siguron tri pikë të reja Barcelonës

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Mallorcës në kuadër të xhiros së 28-të në elitën e futbollit spanjoll.

Blaugranasit e nisën furishëm ndeshjen duke pasur disa raste të mira për të kaluar në avantazh, por që u treguan të dobët në finalizim të aksionit.


Ilkay Gundogan (24’) dështoi të shënojë nga pika e bardhë pas penalltisë së fituar nga Raphinha.

Një tjetër rast të mirë për të kaluar në avantazh Barcelona e pati me anë të Fermin Lopez (45’) por goditjen e tij me kokë e ndali portieri mysafir.

Dominimi i Barcelonës vazhdoi edhe në pjesën e dytë ku eventualisht pas përpjekjeve të njëpasnjëshme gjetën golin e fitores.

Lamine Yamal (57’) humbi një mundësi të artë shënimi pasi gjuajtja e tij u ndal nga traversa.

Goli që i dha fitoren Barcelonës erdhi në minutën e 73-të ku protagonist kryesor ishte pikërisht Lamine Yamal i cili me një super gjuajtje la të shtangur portierin mysafir për 1-0.

Me këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 61 pikëve, duke ngushtuar diferencën me Real Madridin në vetëm pesë pikë, por që madrilenët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori