LAJMI I FUNDIT:

Sukses në shtegun e Brezovicës (Foto)

Sukses në shtegun e Brezovicës (Foto)

Gara e katërt malore e Kampionatit të Kosovës në automobilizëm, e zhvilluar të dielën në Brezovicë ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Garuesit me shumë sukses e përballuan shtegun prej 7.7 kilometrash (më i gjati në Kampionatin e Kosovës) si dhe temperaturën shumë të lartë që mbretëroi gjatë tërë ditës.

Përparim Dushi i Prishtina RT me veturën e tij, Honda Civic, ishte më i miri në këtë garë me  kohën 4:46.982 minuta. Dushi megjithëse garon në kategorinë e dytë e pati kohën më të mirë të shtegut, ndërsa fitoret në kategorinë përkatëse tashmë janë shndërruar në rutinë.


“I tërë ky sukses është rezultat i investimeve të mëdha që i kam bërë në veturë. Auto Servis ‘Vali’ dhe Ernest Gjinovci po ashtu kanë merita të mëdha për rezultatet  që po i arrij, për të cilat sigurisht që duhet edhe punë, guxim dhe përqendrim i madh”, është shprehur Dushi.

brezo1

Kategoria e parë sërish u ka takuar garuesve nga Auto Klubi Prizreni D&G. Bekim Kovaçi, Kreshnik Mariqi dhe Afrim Sipahi dolën më të suksesshmit këtë kategori.

Prizrenasit (Alban Berisha e Erdin Gashi) i rrëmbyen dy pozitat e para në kategorinë e dytë, ndërsa pas tyre u rendit Besnik Çitaku.

Në kategorinë më atraktive, atë të pestën, kësaj radhe triumfoi Gentian Kulla i DDA-së (Auto Klub nga Shqipëria), derisa pas tij u renditën Liridon Kalenderi e Naim Dashaj.

Bardhyl Canolli doli i pari në kategorinë e gjashtë, duke lënë pas vetes Xhemshit Hasanin e Faton Ramën.

Në plasmanin e përgjithshëm kohën më të mirë e pati Përparim Dushi (4:46.982), i dyti ishte Arbnor Musliu (4:49.413), ndërsa një vend në podium e siguroi edhe Bardhyl Canolli me kohën 4:51.629.

Në konkurrencën e parë, pozita e parë i takoi Prizrenit D&G, e dyta u rendit Prishtina RT, ndërsa e treta Prishtina RCP.

Rezultatet:

Kategoria e parë:

  1. Bekim Kovaçi (Yugo – Prizreni D&G) 5:15.274
  2. Kreshnik Mariqi (Opel – Prizreni D&G) + 09.666
  3. Afrim Sipahi (Yugo – Prizreni D&G) +52.062

Kategoria e dytë:

  1. Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 5:13.210
  2. Erdin Gashi (Suzuki – Prizreni D&G) +35.628
  3. Besnik Çitaku (Opel – Prishtina RCP) +03:08. 615

Kategoria e tretë:

  1. Përparim Dushi (Honda – Prishtina RT) 4:46.92
  2. Bujar Gola (Yugo – Gjakova 137) + 09.763
  3. Gramos Mehmeti (Polo – Prishtina RT) +09.767

Kategoria e katërt:

  1. Arbnor Musliu (Opel – Prishtina RCP) 4:49.413
  2. Enis Murati (Renault – Prishtina RT) + 41.397

Kategoria e pestë:

  1. Gentian Kulla(Honda – DDA) 4:53.330
  2. Liridon Kalenderi (Golf – Prizreni D&G) + 16.580
  3. Naim Dashaj (Golf – Prishtina RT) +22.414

Kategoria e gjashtë:

  1. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 5:51.629
  2. Xhemshit Hasani (Opel – Prishtina RCP) +08.058
  3. Faton Rama (Peugeot – Prishtina RT) +20.622

/Telegrafi/