ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

BMW po përgatitet për një epokë të re elektrike, ndërsa modeli i ardhshëm BMW M4 mund të shndërrohet në një makinë sportive me performancë ekstreme, me fuqi që mund të arrijë deri në 1000 kuaj/fuqi.

Edhe pse bëhet fjalë për një koncept dhe jo për një model zyrtar të prezantuar nga BMW, projektuesit kanë imagjinuar se si mund të duket një version tërësisht elektrik i ikonës M4. Ky model do të kombinonte dizajnin agresiv të divizionit BMW M me teknologjinë e motorëve elektrikë.


Sipas ideve të publikuara, BMW M4 elektrik mund të pajisej me katër motorë elektrikë, nga një për secilën rrotë, duke mundësuar kontroll individual të fuqisë dhe një përshpejtim jashtëzakonisht të shpejtë.

Fuqia totale e sistemit do të mund të arrinte rreth 1000 kuaj/fuqi, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me disa nga supermakinat më të fuqishme në treg.

Dizajni i konceptit ruan elementet karakteristike të modeleve M: pjesën e përparme agresive, linjat sportive të karrocerisë, harqet e zgjeruara të rrotave dhe një pamje më të ulët e më dinamike.

BMW ende nuk ka konfirmuar një M4 tërësisht elektrik, por drejtuesit e divizionit M kanë bërë të ditur se kalimi në energji elektrike është një mundësi, nëse teknologjia e re arrin të ofrojë performancë më të mirë se modelet aktuale me motorë me djegie të brendshme.

Modelet aktuale BMW M4 përdorin motorë me benzinë me gjashtë cilindra dhe arrijnë deri në rreth 530 kuaj fuqi, ndërsa një version elektrik me 1000 kuaj/fuqi do të përfaqësonte një hap të madh drejt së ardhmes së makinave sportive elektrike. /Telegrafi/