LAJMI I FUNDIT:

Spekulohet se Eriksen po e kërkon transferimin te Manchester Unitedi

Spekulohet se Eriksen po e kërkon transferimin te Manchester Unitedi

Christian Eriksen thuhet se po e mendon transferimin te Manchester Unitedi, pasi i dështoi marrëveshja me Real Madridin.

Mesfushori i Tottenham Hotspurit e kërkonte me ngulm transferimin te Los Blancos, mirëpo këta të fundit janë tërhequr nga gara për shërbimet e tij.

Sipas The Mirror, 27-vjeçari tani po e konsideron largimin nga Spurs, derisa është duke e planifikuar transferimin në Old Trafford.

Christian Eriksen (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Djajtë e Kuq në sezonin e ri do të luajnë në Ligën e Evropës, pasi në edicionin që lamë pas përfunduan në vendin e gjashtë, por kjo gjë nuk po e pengon danezin.

Reali ofron 45 milionë dhe Ceballos për Eriksenin, Tottenhami e do Asension si pjesë të marrëveshjes
Lexo po ashtu Reali ofron 45 milionë dhe Ceballos për Eriksenin, Tottenhami e do Asension si pjesë të marrëveshjes

Mesfushori ka kontratë edhe 12 muaj te Tottenhami, mirëpo pak ditë më parë deklaroi se ai po e mendon largimin nga ‘White Hart Lane’ për një aventurë të re.

Manchester Unitedi natyrisht se do ta mendojë transferimin e Eriksenit në këtë afat kalimtar, pasi Paul Pogba është afër transferimit në Santiago Bernabeu.

Spurs janë në dijeni për dëshirën e danezit, andaj po i kërkojnë rreth 150 milionë euro nga shtija e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori