LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Jam i qetë rreth transferimeve

Spalletti: Jam i qetë rreth transferimeve

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti është i qetë para afatit kalimtar të transferimeve të verës, pasi sipas tij skuadra e tanishme ka vlera.

Trajneri italian la Romën në fund të sezonit për të marrë përsipër stolin e Nerazzurrëve, me qëllim që t’i rikthente ata në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.


Spalletti: Interi duhet ta kopjojë ekipin e të rinjve
Lexo po ashtu Spalletti: Interi duhet ta kopjojë ekipin e të rinjve

Megjithatë, ndërsa rivalët e qytetit Milani kanë bërë tashmë katër nënshkrime – me më shumë tjerë që do të vijnë – deri tani Interi nuk ka bërë asnjë.

“Kam biseduar me [pronarin] Zhang Jindong kur isha në Kinë”, ka thënë fillimisht Spalletti për Premium Sport.

“Kam parë pasionin dhe ambicien e tij dhe kjo më bën të qetë”, përcjell Telegrafi.

Interi do të luajë me formacionin 4-2-3-1
Lexo po ashtu Interi do të luajë me formacionin 4-2-3-1

“Është e qartë se disa lojtarë më shumë do të bëjnë një ndryshim, por mos harroni që kjo skuadër tashmë ka vlerë, me lojtarë shumë të rëndësishëm”.

“Kjo do të thotë që po fillojmë nga një bazë e mirë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori