LAJMI I FUNDIT:

Spalleti tregon kur do të pensionohet Totti

Spalleti tregon kur do të pensionohet Totti

Trajneri i Romas, Luciano Spalletti beson se Francesco Totti mund të vazhdoj të luaj edhe pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.

Francesco Totti ka nënshkruar kontratë të re 1 vjeçare me klubin romak para dita ditëve.


Por, së fundmi flitej se sulmuesi italian do të pensionohej nga futbolli i luajtur pas sezonit 2016/2017, por sipas trajneri të tij, Luciano Spalleti, nuk duket të jetë ashtu.

“Pallotta mund të thotë çfarëdo, por Totti do të ndaloj të luaj kur trupi i tij ta thotë këtë. Sipas meje, ai nuk do të pensionohet pas këtij sezoni”, deklaroi Spalleti.

“Unë nuk mund të vendosë për të as dikush tjetër. Ai ende mund të luaj”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/