Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar pesë ndeshje të para të fazës së 1/8-tës në garën e dytë më të rëndësishme ekipore evropiane, Ligën e Evropës.

Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës dhe dy ndeshjeve të Ligës së Evropës, sot është radha për të parë pesë takime të Ligës së Evropës.

Në këtë fazë tani ka shumë skuadra të forta, të cilat synim të vetëm kanë fitimin e titullit në këtë garë evropiane.

Ndeshja më interesante padyshim se pritet të jetë ajo në mes të Barcelonës dhe Galatasarayt, e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 21:00.

Reklama

Interesant do të jetë edhe në “Sanchez Pizujan”, ku Sevilla është nikoqire e West Hamit në ndeshjen që gjithashtu pritet të zhvillohet në ora 18:45.

Reklama

Në tri ndeshjet tjera që zhvillohen nga ora 21:00, Atalanta e pret Bayer Leverkusenin, Braga është nikoqire e Monacos dhe Rangers pret Crvena Zvezdan.

Takimi mes RB Leipzig dhe Spartak Moskës nuk do të zhvillohet dhe gjermanët kalojnë tutje, pasi UEFA ka suspenduar të gjitha klubet ruse nga garat evropiane shkaku i pushtimit rus të Ukrainës. /Telegrafi/