LAJMI I FUNDIT:

Sot 20 vite më parë Messi zbarkoi në Barcelonë – pjesa tjetër është histori

Sot 20 vite më parë Messi zbarkoi në Barcelonë – pjesa tjetër është histori

Më  17 shtator 2000, Lionel Messi arriti në Barcelonë, i shoqëruar nga babai i tij, pasi ëndrra e të riut argjentinas ishte të nënshkruajë për këtë klub.

Nuk ishte një proces i lehtë, por përfundimisht të dy palët arritën një marrëveshje dhe Messi u bashkua me radhët e të rinjve të klubit.


Nga aty ai u bë lojtari më i mirë në botë dhe padyshim një nga më të mirët që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë.

Në këto 20 vjet, ai ka fituar gjithçka me Barcelonën, si në nivel kolektiv ashtu edhe në atë individual.

Debutimi i Messit për klubin erdhi nën drejtimin e Frank Rijkaard në vitin 2004 me  vetëm 17 vjet, ku goli i tij i parë erdhi kundër Albacetes – një parabolë i bukur pas një pasimi nga idhulli i tij, Ronaldinho.

Shkëlqimi i tij u rrit veçanërisht pasi Pep Guardiola mori drejtimin e skuadrën nga Camp Nou në vitin 2008.

Në vitin 2009, Barcelona fitoi gjashtë trofe, me Messi që fitoi “Topin e Artë” të tij të parë.

Messi arriti kulmin e tij në vitin 2012 me 91 gola të shënuar në atë vit kalendarik.

Dy tituj të tjerë të Ligës së Kampionëve erdhën në vitet 2011 dhe 2015, para se Blaugrana të fitonin LaLiga Santander pesë herë në gjashtë sezone mes viteve 2015 dhe 2019.

Por tani, i zhgënjyer me përparimin e klubit, Messi duket se është në dyshime. /Telegrafi/