LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat që kanë shënuar më shumë gola deri më tani në pesë ligat kryesore evropiane (Foto)

Skuadrat që kanë shënuar më shumë gola deri më tani në pesë ligat kryesore evropiane (Foto)

Monaco është skuadra që ka shënuar më shumë gola në ‘Top 5’ ligat më të forta evropiane në futboll.

Jemi mësuar gjithmonë të shohim gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid në krye të garës së skuadrave që shënojnë më shumë në Evropë.


Por, këtë sezon është skuadra franceze, Monaco, që ka gjetur rrugën e rrjetës më shumë deri më tani, duke lënë pas vete katalunasit dhe ‘Mbretërit’, teksa pas tyre vijnë edhe dy skuadra italiane dhe një angleze, shkruan Telegrafi.

Manchester City–Monaco, futet në histori për numrin e golave
Lexo po ashtu Manchester City–Monaco, futet në histori për numrin e golave

Monaco ka arritur të shënoj plot 82 gola deri më tani këtë sezon, ku golashënuesit kryesor të skuadrës janë Radamel Falcao me 16 gola dhe Kylian Mbappe me nëntë tjera të shënuara.

Në vendin e dytë gjenden Barcelona me 76 gola të shënuara deri më tani në La Liga, ku primatin e golashënuesve e kanë Lionel Messi me 23 gola dhe Luis Suarez me 20 tjera sosh.

Vendi i tretë është i zënë nga Real Madridi, të cilët kanë shënuar në La Liga 67 gola këtë sezon, ku shënuesi i tyre kryesor është Cristiano Ronaldo me 18 gola dhe Alvaro Morata me tetë tjera.

Barcelona ‘mbushet’ mend, gati t’i ofrojnë super-pagë Messit në kontratën e re
Lexo po ashtu Barcelona ‘mbushet’ mend, gati t’i ofrojnë super-pagë Messit në kontratën e re

Në vendin e katërt dhe të pestë gjenden skuadrat nga Serie A, Napoli dhe Roma, që kanë shënuar 62 dhe 58 gola respektivisht, ku shënuesit kryesor të tyre janë Mertens me 18 gola të shënuara dhe Edin Dzeko me 19 sosh.

Skuadra e vetme angleze që hynë të skuadrat që kanë shënuar më shumë deri më tani në këtë sezon nga pesë ligat kryesore evropiane është Liverpooli, që kanë shënuar 58 gola, ndërsa golashënuesit e tyre kryesor janë Sadio Mane me 12 gola dhe Roberto Firmino me nëntë. /Telegrafi/

Monaco – 82 gola

Barcelona – 76 gola

Real Madrid – 67 gola

Napoli – 62 gola

Roma – 58 gola

Liverpool – 58 gola

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori