Shtatë sulmues që Barcelona mund t’i marrë në konsideratë - do të kushtonin më pak se Julian Alvarez dhe Joao Pedro

Barcelona ka njoftuar largimin e Robert Lewandowskit, që do të thotë se ka filluar kërkimi për një sulmues të ri për të zëvendësuar polakun. Emrat që përmenden më shpesh në media janë Julian Alvarez i Atletico Madrid dhe Joao Pedro i Chelsea.
Megjithatë, të dyja marrëveshjet do të jenë jashtëzakonisht të vështira për t'u realizuar: Atletico dëshiron mbi 100 milionë euro për Alvarezin, dhe Chelsea nuk ka ndërmend ta lërë brazilianin të largohet. Në gjendjen e tyre aktuale financiare, Barca nuk mund të shpenzojë me besim 100 milionë euro për një transferim, kështu që mund të duhet të kërkojë mundësi më të përballueshme.
Faqe të ndryshme sportive kanë zgjedhur disa qendërsulmues më pak të dukshëm për Barcelonën, të cilët mund të konkurrojnë me Ferran Torres në sulm, teksa kufizimi ishte në një vlerë maksimale prej 50 milionë eurosh në Transfermarkt.
Mikel Oyarzabal – Real Sociedad
Vlera në Transfermarkt: 25 milionë euro
Oyarzabal shihet si opsioni që do të adaptohej më shpejt te Barcelona, falë kimisë së shkëlqyer me lojtarët e ekipit dhe stilit që përshtatet me filozofinë e Hansi Flick. Megjithatë, fakti që nuk ka qenë kurrë një golashënues “vrastar” dhe mosha 29-vjeçare e bëjnë më shumë një zgjidhje afatshkurtër.

Georges Mikautadze – Villarreal CF
Vlera në Transfermarkt: 28 milionë euro
Mikautadze ka shpërthyer në sezonet e fundit dhe fleksibiliteti për të luajtur si sulmues qendre apo në krah e bën shumë interesant për Barcelonën. Problemi kryesor mbetet mungesa e eksperiencës në nivelin më të lartë evropian dhe fakti që ende nuk ka provuar veten në ndeshjet më të mëdha.

Luis Suarez – Sporting Lisbona
Vlera në Transfermarkt: 28 milionë euro
Kolumbiani po kalon sezon fantastik me Sportingun, ku ka shpërthyer me gola dhe është shndërruar në një “vrasës” klasik zone. Dyshimet lidhen me faktin se suksesin më të madh e ka pasur në Portugali dhe Segunda, ndërsa në La Liga nuk ka treguar ende nivel konstant elitë.

Eli Junior Kroupi – Bournemouth
Vlera në Transfermarkt: 40 milionë euro
Kroupi konsiderohet një nga talentët më interesantë të brezit të ri, me aftësi për të luajtur në disa role sulmuese dhe me potencial të madh zhvillimi. Por, mosha e re dhe mungesa e eksperiencës në klubet elitare e bëjnë një bast të rrezikshëm për Barcelonën.

Dusan Vlahovic – Juventus
Vlera në Transfermarkt: 35 milionë euro
Vlahovic mbetet një “numër 9” klasik me potencial të madh dhe mundësia për ta marrë si lojtar të lirë e bën shumë tërheqës financiarisht. Megjithatë, forma e dobët, paga e lartë dhe karakteri i vështirë krijojnë pikëpyetje të mëdha për transferimin e tij.

Anastasios Douvikas – Como 1907
Vlera në Transfermarkt: 18 milionë euro
Douvikas shihet si një opsion ekonomik me instinkt të fortë për gol dhe lëvizje shumë të mira në zonë. Por në moshën 26-vjeçare ekzistojnë dyshime nëse ai ka nivelin e nevojshëm për të bërë diferencën te një klub si Barcelona.

Serhou Guirassy – Borussia Dortmund
Vlera në Transfermarkt: 40 milionë euro
Guirassy ka dëshmuar në sezonet e fundit se është një sulmues shumë efikas dhe i gatshëm për të dhënë rezultat menjëherë. Megjithatë, mosha 30-vjeçare, kërkesat e larta financiare dhe dyshimet për përshtatjen me presionin e Flick mbeten pengesat kryesore. /Telegrafi/




















































