Shteti shqiptar do të jetë pjesë e festivalit të Filmit në Kanë këtë vit.

Shqipëria prezantohet në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër, dhe “The Van” është projekti filmik që do ta përfaqësojë shtetin shqiptar.

“The Van” është shqiptaro-francez me regji të Erenik Beqirit.

Disa nga aktorët më të njohur që luajnë në këtë film:Arben Bajraktari, Afrim Muçaj dhe aktori francez 27 vjeçar, Phénix Brossard.

Filmi “The Van” i rezistoi përzgjedhjes mes qindra filmave të tjerë në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtë në Festivalin e Kanës. /Telegrafi/