LAJMI I FUNDIT:

Shkodran Mustafi mendon për rikthimin në Bundesligë pas më shumë se 10 vitesh

Shkodran Mustafi mendon për rikthimin në Bundesligë pas më shumë se 10 vitesh
Shkodran Mustafi (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Shkodran Mustafi ka lënë të kuptohet se ai mund largohet nga Arsenali dhe po mendon për një rikthim në Gjermani.

Mbrojtësi shqiptar, tani 28 vjeç, iu bashkua Gunners për 34.85 milionë funte nga Valencia në vitin 2016.


Por mungesa e formës dhe qëndrueshmërisë, ka bërë që tifozët shumë shpesh të kenë kritika ndaj tij dhe shitja e tij shihet tashmë në horizont.

Ka qenë vetë Mustafi që sugjeroi se një transferim në Gjermani mund të ishte mundësi në këtë verë.

Shkodran Mustafi (Foto: Mike Hewitt/Getty Images)

“Është e vështirë të parashikosh se si do të zhvillohet faza e transferimit në situatën aktuale”.

“(Bundesliga është) gjithmonë interesante. Sportivisht, ajo ka pësuar një zhvillim të madh. Përveç kësaj, është shtëpia ime”.

“Shumë janë të mahnitur me nivelin atje. Në Angli, ishin shumë të befasuar se sa mirë Bundesliga arriti të rikthehej. Liga Premier sigurisht e ka marrë këtë si një shembull”, ka thënë Mustafi për BILD.

Raheem Sterling dhe Shkodran Mustafi (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images)

Prej largimit nga Hamburgu në vititn 2009 për t’u bashkuar me akademinë e Evertonit, mbrojtësi nuk është rikthyer të luajë për një ekip gjerman, pasi bëri karrierë të Sampdoria dhe Valencia pastaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori