LAJMI I FUNDIT:

Sezoni kur Zlatan Ibrahimovic ia fitoi titullin Interit në xhiron e fundit, tani suedezi mund ta bëjë të njëjtë gjë te Milani

Sezoni kur Zlatan Ibrahimovic ia fitoi titullin Interit në xhiron e fundit, tani suedezi mund ta bëjë të njëjtë gjë te Milani

Milani i Zlatan Ibrahimovic është vetëm një pikë larg titullit të kampionit të Serie A dhe suedezi tashmë e ka vendosur një garë për titull, po në në ndeshjen e fundit, por kur luante për Interin.

40-vjeçari mund të fitojë titullin e pestë të Serie A në karrierën e tij të dielën kur Milani të vizitojë Sassuolo në stadiumin Mapei.


Djelmoshat e Stefano Piolit kanë nevojë për një fitore ose një barazim për t’u bërë kampionë të Serie A për herë të parë pas 11 vitesh. Herën e fundit që fituan titullin, Ibrahimovic ishte pjesë e ekipit dhe Max Allegri ishte në krye të kuqezinjve.

Suedezi ka qenë tashmë vendimtar për një titull në Serie A në ndeshjen e fundit, por ai ishte duke luajtur për Interin në atë kohë. Ishte ndeshja e fundit e sezonit 2007-08 dhe vetëm një pikë ndante kryesuesit e renditjes Interin nga Roma që zinte vendin e dytë.

Ibrahimovic nuk ishte 100 për qind i aftë për të luajtur, kështu që ai e filloi ndeshjen e fundit nga banka rezervë kundër Parmas.

Pjesa e parë përfundoi 0-0, ndërsa Roma ishte 1-0 në avantazh në Catania, kështu që ata ishin praktikisht kampionë të Serie A.

Megjithatë, Roberto Mancini  futi Ibahimovicin në pjesën e dytë dhe sulmuesi shënoi dy gola të rëndësishëm, duke ndihmuar Nerazzurrët të ngrinin titullin e 16-të në historinë e tyre.

Ibrahimovic u largua nga klubi pasi fitoi titullin e tij të tretë radhazi në Serie A me Nerazzurrët në sezonin 2008-09.

Ai u kthye në Serie A pas vetëm një sezoni në Barcelonë, duke iu bashkuar Milanit, ku fitoi titullin e Serie A në sezonin e tij të parë me klubin kuqezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori