LAJMI I FUNDIT:

Hailey Bieber mori kërcënime me jetë – Selena Gomez thotë se është kontaktuar nga modelja, kërkon të ndalet urrejtja ndaj saj

Hailey Bieber mori kërcënime me jetë – Selena Gomez thotë se është kontaktuar nga modelja, kërkon të ndalet urrejtja ndaj saj

Selena Gomez më në fund ka folur për të ashtuquajturën ‘marrëveshje’ e saj me Hailey Bieber, duke zbuluar se modelja e kontaktoi pasi mori ‘kërcënime me vdekje’ – teksa u kërkoi fansave të saj të ndalonin urrejtjen dhe ngacmimin.

Reklama

Selena, 30 vjeçe dhe Hailey, 26 vjeçe, janë përfolur se janë në grindje prej javësh tashmë, pasi të dy me sa duket filluan të thumbonin njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Por tani, këngëtarja e “Bad Liar” ka folur për spekulimet njëherë e përgjithmonë në një postim të shpërndarë në Instagram – ku ajo iu lut ndjekësve të saj që të ndalonin të gjitha komentet negative kundër Haileyt pasi ajo tha se po kërkonte mirësisë, shkruan DailyMail.

“Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri të ditur se ajo ka marrë kërcënime me vdekje dhe një negativitet kaq të urryer”, ka shkruar ajo.

“Kjo nuk është ajo për të cilën unë qëndroj. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet”, tha Gomez.

Selena Gomez tregohet e ‘guximshme’, poston foto pa filtra dhe makijazh
Lexo po ashtu Selena Gomez tregohet e ‘guximshme’, poston foto pa filtra dhe makijazh

Për vite me radhë, interneti i ka vënë përballë njëra-tjetrës ish-yllin e Disneyt dhe modelen – e cila është e martuar me ish-të dashurin e Selenës, Justin Bieber.

Por në tetor 2022, ata dëshmuan se nuk kishte hatëmbetje mes tyre kur pozuan për disa foto së bashku në një event.

Foto: Selena Gomez/Instagram

Sidoqoftë, në janar 2023, thashethemet se ata kishin prishur marrëdhënien filluan të përhapeshin edhe një herë pasi Hailey ndau një video të TikTok në të cilën disa besonin se ajo po tallej me Selenën.

Klipi u shpërnda pikërisht në kohën kur Selena po merrte shumë vëmendje negative për një sërë fotosh jo të këndshme paparacësh që iu bënë asaj gjatë një udhëtimi në Meksikë – dhe bazuar në kohën e dyshimtë të postimit të Hailey, shumë ishin të bindur se ajo po thumbonte Selenën.

TikTok u fshi videon me shpejtësi dhe Hailey këmbënguli në një koment se videoja nuk kishte të bënte me ish-in e burrit të saj.

“Unë kurrë nuk komentoj për këtë lloj gjëje, por ne kishim një natë vajzash dhe bëmë një tingull të rastësishëm TikTok për argëtim. Nuk i drejtohet askujt”, tha modelja atë kohë.

Megjithatë, drama nuk mbaroi me kaq. Fansat më pas u bindën se Kylie Jenner po tallte Selenën disa ditë më vonë për rezultatin e vetullave të saj.

Por tani, duket sikur Selena është gati ta lërë pas vetes njëherë e përgjithmonë dramën mes vajzave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Magazina
Duke u mbajtur për dore dhe shumë të afërt – forcohen thashethemet për lidhjen e Lukakut me Megan Thee Stallion

Duke u mbajtur për dore dhe shumë të afërt – forcohen thashethemet për lidhjen e Lukakut me Megan Thee Stallion

Magazina
Bëhet viral momenti kur Jane Fonda e goditi në shpinë me certifikatën e çmimit regjisoren fituese në Kanë

Bëhet viral momenti kur Jane Fonda e goditi në shpinë me certifikatën e çmimit regjisoren fituese në Kanë

Magazina
Publikohet dokumenti që vërteton se kurorëzimi i Luizit me Kiarën ishte fiktiv, fituesi i BBVA rezulton beqar në gjendjen civile

Publikohet dokumenti që vërteton se kurorëzimi i Luizit me Kiarën ishte fiktiv, fituesi i BBVA rezulton beqar në gjendjen civile

Magazina
Eni Çobani paralajmëron ashpër Violeta Kukajn: Ndalni kërcënimet, do e ktheni pasurinë e marrë

Eni Çobani paralajmëron ashpër Violeta Kukajn: Ndalni kërcënimet, do e ktheni pasurinë e marrë

Magazina
Shakira dhe makthi i papritur që po përjeton me fëmijët në Miami

Shakira dhe makthi i papritur që po përjeton me fëmijët në Miami

Magazina
Kalo në kategori