LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Juventus-Inter, ndeshja më prestigjioze në Serie A

Sarri: Juventus-Inter, ndeshja më prestigjioze në Serie A
Maurizio Sarri (Foto: Juventus FC/Twitter)

Maurizio Sarri ka thënë se mezi pret zhvillimin e Derby d’Italia, ndërsa ka thënë se Juventus-Inter është ndeshja më prestigjioze në Serie A për shkak të historisë dhe lartësisë së dy klubeve.

Juventusi është nikoqir i Interit në ndeshjen derbi të javës në Serie A, e cila zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.


Kjo përfundimisht do të luhet pas dyerve të mbyllura një javë pasi ajo u shty në mes të polemikave dhe grindjeve publike, pasi shpërthimi i Coronavirusit detyroi të gjitha ngjarjet sportive të luhen pa asnjë tifoz deri në 3 prill.

Zyrtare: Derbi Juventus-Inter luhet pa tifozë
Lexo po ashtu Zyrtare: Derbi Juventus-Inter luhet pa tifozë

“Kjo është ndeshja më prestigjioze në Serie A për shkak të historisë dhe lartësisë së dy klubeve, dhe këtë sezon edhe pozicioni i tyre në tabelë”, ka thënë fillimisht Sarri për Juventus TV.

“Pas dy afateve të fundit të transferimeve, Interi është bërë një nga favoritët për të fituar Scudetton, ashtu si ne. Unë pres një lojë interesante të futbollit”.

“Do të jetë e vështirë taktikisht, duke parë mënyrën se si luajnë kundërshtarët tanë. Gjerësia e Interit mund të na shkaktojë probleme, por të dy skuadrat kanë aftësinë ta shqetësojnë tjetrën”.

“Një nga objektivat tona duhet të jetë mbajtja e topit në gjysmën e fushës. Kjo do të jetë më e rëndësishme se zakonisht nesër”.

Conte: Juventus-Inter, ndeshje e madhe edhe pa tifozë
Lexo po ashtu Conte: Juventus-Inter, ndeshje e madhe edhe pa tifozë

“Ne po i rikthejmë disa lojtarë nga dëmtimi dhe kjo është një nxitje e vërtetë. Gjatë ditëve të fundit, cilësia e seancave tona të trajnimit është ngritur dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

“Juve ka përpara me karakteristika të ndryshme, kështu që mund të jemi një ekip i ndryshëm edhe me të njëjtin sistem taktik, vetëm sepse ne përdorim lojtarë të ndryshëm në atë kornizë”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/