LAJMI I FUNDIT:

Conte: Juventus-Inter, ndeshje e madhe edhe pa tifozë

Conte: Juventus-Inter, ndeshje e madhe edhe pa tifozë
Antonio Conte (Foto: Fred Lee/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte ka thënë se Interi është përgatitur për ndeshjen derbi ndaj Juventusit, e cila do të zhvillohet të dielën mbrëma pas dyerve të mbyllura shkaku i Coronavirus dhe sipas trajnerit kjo do të jetë gjithmonë një ndeshje e madhe.

Trajneri i Interit ka folur para sfidës së madhe të Derby D’Italia, ndeshje që do të zhvillohet në Juventus Stadium nga ora 20:45.


“Ne jemi të përgatitur për këtë ndeshje, megjithë vështirësitë, sepse ndryshimi i planeve dhe mos-luajtja e ndeshjeve nuk ka qenë e lehtë”, ka thënë fillimisht Conte për Inter TV.

“Siç u thashë djelmoshave, duhet të bëjmë mirë në këto situata që të përshtatemi shpejt dhe të vazhdojmë të punojmë shumë. Lojtarët janë të jashtëzakonshëm, pasi janë gjithmonë të gatshëm të sakrifikojnë dhe rrisin nivelin, në mënyrë që të luajmë këto ndeshje që do të thotë shumë për kreun e tabelës”.

Zyrtare: Juventus – Inter, zhvillohet të dielën
Lexo po ashtu Zyrtare: Juventus – Inter, zhvillohet të dielën

Derby d’Italia ishte menduar të ishte një javë më parë, por ajo u shty për shkak të shpërthimit të Coronavirus, pastaj u riorganizua pas dyerve të mbyllura.

“Është e pashmangshme që tifozët të jenë një komponent i rëndësishëm kur luan futboll, veçanërisht në ndeshje të tilla të mëdha. Sidoqoftë, në këtë moment shumë delikat, shëndeti i qytetarëve vjen i pari dhe ne duhet të përshtatemi për të siguruar që gjërat të bëhen sa më të sigurta që është e mundur”.

“Është një situatë e ndërlikuar, të gjithë kemi familje dhe nuk mund të injorojmë atë që po ndodh. Duke thënë këtë, është e rëndësishme që profesionistët të njohin datën e lojës dhe të kenë një plan të qartë”.

Juventusi donte të luante vetëm me tifozët vendas, sepse në atë kohë shkalla e rasteve kishte rënë ndjeshëm në Torino, por përfundimisht situata u bë aq serioze sa që të gjitha ndeshjet e Serie A do luhen me dyer të mbyllura deri më 3 prill.

Kjo do të thotë që Conte do të kthehet në Juventus Stadium për herë të parë si kundërshtar dhe do të përshëndetet nga heshtja totale.

Zyrtare: Derbi Juventus-Inter luhet pa tifozë
Lexo po ashtu Zyrtare: Derbi Juventus-Inter luhet pa tifozë

“Në mënyrë të pashmangshme, detajet bëjnë ndryshimin në ndeshje si kjo. Ne e dimë që jemi kundër një skuadre shumë të fortë, kështu që kemi respekt për atë që po bën Juventusi. Sa për ne, ne kemi dëshirën dhe ambicien për t’iu afruar sa më shumë atyre me punë të palodhshme”.

“Juventus-Inter do jetë gjithmonë një ndeshje e madhe, por gjëja e rëndësishme është që tani kjo nënkupton shumë edhe për kreun e tabelës. Kjo është dëshmi për punën që kemi bërë dhe unë gjithmonë do të jem mirënjohës për lojtarët për ambicien e tyre”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori