Zyrtari i skuadrës së ‘Teleboysave’ tha se janë shumë të kënaqur me angazhimin e qendrës Kolareviq. “Pasi trajneri kërkoi që të ketë në radhët e veta këtë basketbollist atëherë në menjëherë arritëm të gjenim kontaktet me të dhe të nënshkruajmë me të. Behet fjalë për një basketbollist mjaftë cilësor që tashmë ka luajtur në skuadra të ndryshme”, u shpreh fillimisht Hoxha.

Ndër të tjera ai tha se tashmë janë në kërkim të një organizatori dhe nga (sot) e hënë në prova do të jetë një basketbollistë amerikan.


“Do të kemi një organizator në prova tre ditore në skuadër dhe nëse bind trajnerin atëherë do të qëndroj”, përfundoi Hoxha. Të kujtojmë se RTV 21, sezonin e kaluar arrit të pozicionohet në pozitën e katërt në tabelë për të siguruar fazën e ‘play-offit’ për tu mposhtur më pas nga kampioni aktual Peja 2:0 me ndeshje. /Tribuna/Telegrafi/

telegrafi sport app