ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një grua (shtetase e Malit të Zi) është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 17:00 në fshatin Banjë të Istogut.


Sipas raportit thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete një femër shtetase e Malit të Zi. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion thuhet në raport. /Telegrafi/