eksperti ad

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, i cili ndau rrëfime të sinqerta nga rrugëtimi i tij në futbollin vendor dhe ndërkombëtar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Bekaj ka ndarë detaje se si ndodhi debutimi i tij si 16-vjeçar te Ramiz Sadiku si dhe transferimi te Prishtina.


“Në moshën 15-vjeçare nëse nuk gabohem, Albert Bunjaku organizon një kamp të portierëve, shtune diele ushtronim gjithmonë te fusha e Flamurtarit”.

“Edhe ka qenë Bahri Berisha trajner i portierëve, Ahmet Beselica, që e kam tash edhe tek kombëtarja dhe ka qenë Besart Bajraktari ka mbrojtur në Suedi”.

“Edhe pastaj aty më ka parë Bahri Berisha dhe trajneri Ahmet. Pas kësaj trajneri Bahri më ka përcjellë, vinte më përcillte te Ramiz Sadiku me juniorë”.

“Unë stërvitesha edhe në Prishtinë me trajnerin Bahri, por edhe në Ramiz Sadik”, ka thënë Bekaj mes tjerash.

Episodin e plotë me Visar Bekajn mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

telegrafi sport app