LAJMI I FUNDIT:

Rozana Radi thotë se vuan nga hipokondria

Rozana Radi thotë se vuan nga hipokondria
Rozana Radi (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare, Rozana Radi, së fundmi ka qenë pjesë e “Jo vetëm modë”, ndërsa ka folur më shumë për këtë periudhë vetë-izolimi.

Ajo ndër tjerash ka rrëfyer se vuan edhe nga hipokondria dhe siç e ka sqaruar është një gjendje që e bën të jetë e shqetësuar gjatë gjithë kohës, edhe kur nuk ka asnjë sëmundje.


“Hipokondria quhet. Është një lloj sëmundje që e kalojnë të gjithë studentët e vitit të dytë të mjekësisë në fakultet, të cilët lexojnë shumë dhe mendojnë që çdo gjë që lexojnë, çdo sëmundje e kanë në trup. Unë këtë e përjetoj çdo ditë të jetës time, sikur vazhdoj të mbetem në vit të dytë në fakultet, kjo më bën të ndihem dhe e re në moshë gjithmonë. Unë jam hipokondrike”, ka thënë ajo.

Rozana Radi (Foto: YouTube)

Ndërkohë, Rozana tregon se në këtë kohë pandemie i janë shtuar frikërat dhe pranon se edhe nëse nuk do të ishte hipokondrike, sërish do të përpiqej të ishte e kujdesshme.

Të gjitha lajmet nga Rozana Radi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rozana Radi

“Janë shumuar frikërat e mia, megjithatë këto ditë që dola, jo se nuk kam qenë e kujdesshme por me shqetësojnë njerëzit që nuk respektojnë distancat. Edhe nëse do të isha pa simptoma, do ta kisha kaluar si sëmundje, do mundohesha të ruaja distancat sepse do të doja një botë të pastër, pa epidemi dhe sociale”, ka thënë mes të tjerash Radi.

Çfarë është hipokondria?

Hipokondria është një çrregullim ku një person është plotësisht i preokupuar me frikën e një sëmundjeje të rëndë dhe serioze.

Simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundje janë:

– Frika ose shqetësimi i tepruar që një sëmundje e caktuar është e pranishme

– Shqetësimi që simptomat e vogla tregojnë një sëmundje serioze

– Vizita të shpeshta te mjeku për këshillim për simptoma të veçanta

– Marrëdhënie shoqërore të panatyrshme – Leximi obsesiv i temave të shëndetit

– Zbavitje emocionale – Ankthi i shpeshtë dhe kontrollimi i simptomave fizike

– Kontrollon shpesh shenja vitale, të tilla si puls apo presion gjaku

– Besimi se keni sëmundje pasi keni lexuar ose dëgjuar për të

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori