eksperti ad

Madonna ka kritikuar ashpër inteligjencën artificiale, duke e cilësuar atë si të kundërtën e artit dhe krijimtarisë.

Në një intervistë për revistën Vogue Italia, mbretëresha e popit tha se algoritmet dhe AI i largojnë artistët nga marrja e rreziqeve dhe i drejtojnë ata drejt një krijimtarie të sigurt, por pa origjinalitet.


“Algoritmet dhe inteligjenca artificiale janë e kundërta e marrjes së rrezikut, ndërsa për mua kjo është e kundërta e krijimit të artit”, u shpreh ajo.

Madonna

Madonna foli edhe për ndryshimet që ka pësuar industria muzikore, duke thënë se dikur artistët frymëzoheshin nga bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me piktorë, muzikantë, valltarë dhe krijues të tjerë.

Sipas saj, sot artistët duhet të mendojnë fillimisht për numrin e ndjekësve në rrjetet sociale nëse duan të sigurojnë një kontratë me një shtëpi diskografike.

Megjithatë, këngëtarja ka përdorur edhe vetë inteligjencën artificiale në disa raste.

Ekipi i saj përdori gjithashtu AI në videot promovuese të projekteve "Veronica Electronica" dhe "The Untold Chapter" si dhe për krijimin e efekteve vizuale gjatë turneut të saj në vitin 2024.

Pavarësisht kësaj, Madonna thekson se përdorimi i AI ka qenë i kufizuar vetëm në aspektin vizual dhe nuk ka ndikuar në procesin e krijimit të muzikës së saj.

Sipas saj, me kalimin e kohës inteligjenca artificiale po krijon gjithnjë e më shumë ndasi në publik, pasi disa e shohin si një kërcënim për artin, ndonëse të tjerë e përqafojnë për përfitime ekonomike. /Telegrafi/