Këngëtarja Ronela Hajati të premten do të publikojë këngën e re.

Pas bashkëpunimeve të suksesshme me reperin Don Phenom, ajo tani pritet të sjell një këngë solo e cila do të titullohet “Lage”.

Në llogarinë e saj personale, Instagram, ka ndarë me ndjekësit momentin e sikletshëm, kur rrëzohet në një pjesë të klipit. “Kur thonë “He se keni punë të lehtë ju”, është përshkrimi që ia ka vënë videos.

Këngëtarja Hajati edhe në këtë videoklip vjen mjaft e veçantë, me një stil më ndryshe të flokëve.

Vlen të ceket se “Çohu” dhe “Dilema”, projektet  e fundit të saj kanë grumbulluar miliona shikime në platformën YouTube.

29 vjeçarja, ka paralajmëruar verë të ‘nxehtë’ me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë. /Telegrafi/