LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo çmend me gola sauditët në stërvitjen e parë: Shumë pyesin se a mund të fitojë Këpucën e Artë

Ronaldo çmend me gola sauditët në stërvitjen e parë: Shumë pyesin se a mund të fitojë Këpucën e Artë

Ronaldo është prezantuar sot zyrtarisht nga Al-Nassr dhe atë para 25,000 fansave në stadiumin ‘Mrsool Park’.

Ronaldo mori një pritje të jashtëzakonshme në fushë dhe menjëherë pas kësaj, ai filloi të punojë në seancën e parë stërvitore me klubin.


37-vjeçari do debutojë në Al-Nassr të enjten, kur kryesuesit aktualë të renditjes do të përballen me Al-Tain.

Duke gjykuar nga disa pamje nga seanca e tij e parë stërvitore, Ronaldo mund të zgjidh ndeshjen nëse i jepet mundësia nga trajneri Rudi Garcia.

Pamjet e kapura nga tribuna nga John McAuley i The National tregojnë Ronaldon duke krijuar magji në një stërvitje së bashku me Anderson Talisca, të cilin mund ta mbani mend nga koha e tij në Benfica.

Talisca dështoi të kthejë shansin e tij në gol, por sigurisht që nuk ishte rasti me Ronaldon.

Legjenda e Real Madrid prodhoi një përfundim të fuqishëm nga brenda zonës me të majtën dhe është e sigurt të thuhet se asnjë portier në planet nuk do ta kishte pritur. Ronaldo duket se ende e ka forcën dhe ai do të shënojë gola në Arabinë Saudite.

Në fillim të seancës stërvitore, tifozët me fat brenda Mrsool Park të martën u çmendën sa herë që Ronaldo prekte topin.

Dhe kjo pothuajse me siguri do të jetë e njëjtë kur ai të bëjë debutimin e tij zyrtar për klubin.

Por a mundet ta fitojë Këpucën e Artë të Ligës Profesionale Saudite këtë sezon Ronaldo?

Talisca aktualisht kryeson me nëntë gola në 10 ndeshje për Al-Nassr, ndërsa i dyti është Odion Ighalo i Al-Hilal me tetë gola nga 12 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori