LAJMI I FUNDIT:

Roma planifikon kontratë të re për Dybalan

Roma planifikon kontratë të re për Dybalan
(Foto: Getty Images)

Paulo Dybala tashmë është duke e dëshmuar veten te Roma, ashtu që klubi italian është duke punuar në kontratën e tij të re.

Argjentinasi i dha fund qëndrimit shtatëvjeçar te Juventusi në verën që lamë pas dhe iu bashkua Giallorossëve si transferim i lirë duke nënshkruar kontratë trevjeçare.


Përkundër problemeve me lëndime, 29-vjeçari është rikuperuar dhe e ka rikthyer formën e tij.

Siç transmeton Calciomercato.com, Roma planifikon ta aktivizojë një klauzolë në kontratën e tanishme të Dybalas që do t’ia rriste pagën dhe do ta hiqte klauzolën për prishjen e kontratës.

(Foto: Getty Images)

Rroga e tanishme vjetore e sulmuesit është 4.2 milionë euro neto dhe me këtë rast do t’i rritej në gjashtë milionë euro neto.

Në bazë të kontratës së tanishme, Dybala mund të largohet nga Roma nëse ndonjë klubi i huaj paguan vetëm 12 milionë euro, ndërsa klubet italiane duhet të paguajnë 20 milionë euro.

Me rishqyrtimin e kontratës dhe rritjen e pagës, ky opsion do të hiqej, por duhet që të gjitha palët të pajtohen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori