LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora refuzon ta konfirmojë martesën me Taika Waititin teksa thotë se është e lumtur

Rita Ora refuzon ta konfirmojë martesën me Taika Waititin teksa thotë se është e lumtur

Rita Ora sonte (e martë) do të mbaj koncertin e shumëpritur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Por, para performancës së sotme, ylli shqiptar me famë botërore ka mbajtur një konferencë për media me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorit britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.


Rita fillimisht u shpreh se ndihet e privilegjuar që do të performoj para publikut shqiptar, ndërsa edhe ka zbuluar planet për albumin e ri dhe synimet e saj për një karrierë në film.

Foto: Rita Ora në Tiranë

“Po punoj në albumin e ri, po shikoj të lansoj diçka në fillim të vit tjetër. “I dua filmat, do të doja të shprehja kreativitetin tim përmes filma, e shoh vetën si një artist 360 gradë, dua që njerëzit të besojnë që mund të bëjë më shumë se një gjë, unë e dua muzikën, gjithmonë do ta dua, por mendoj se kapitulli im i ardhshëm është filmi”, u shpreh krijuesja e shumë hiteve.

Ndërkohë, Rita nuk ka kaluar pa u pyetur për jetën e saj privat, pas raportimeve se këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Foto: Rita Ora në Tiranë

Duke shmangur konfirmimin e martesës, artistja u shpreh se është e lumtur dhe kjo është e gjitha që mund të tregoj aktualisht.

“Nuk mund të tregoj tani fatkeqësisht, por jam shumë e lumtur vetëm kaq mund të them për këtë”, tha Rita.

Ndërkohë, 31-vjeçarja ka ftuar të gjithë që të sonte të jenë pjesëmarrës në koncertin e saj.

Kujtojmë, që javë më parë u tha se Rita është martuar me regjisorin në një ceremoni private në Londër dhe madje ka ndryshuar edhe mbiemrin duke e bërë ‘Waititi-Ora’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori