LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora në mbështetje të nigerianëve, kërkon dhënien fund dhunës policore që po ushtrohet nga SARS

Rita Ora në mbështetje të nigerianëve, kërkon dhënien fund dhunës policore që po ushtrohet nga SARS

Policia nigeriane ka hapur zjarr kundër protestuesve në Lagos, të cilët për të 12 ditën radhazi po demonstrojnë kundër brutalitetit të policisë. Të paktën dy persona besohet të jenë qëlluar dhe nigerianët pohojnë në mediat sociale se të shtënat nuk u ndalën as këtë mëngjes.

Për ngjarjen kanë raportuar mediat anë e kënd botës, teksa emra të njohur nga fusha e artit, kanë shprehur mbështetjen e tyre për të lënduarit nga kjo situatë kaosi në Nigeri.

Njëra ndër to është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka shprehur mbështetjen e saj ndaj nigerianëve përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ajo ka shpërndarë postimin ku shihen disa të rinjë nigerianë që kundërshtojnë SARS-in, në mbishkrimin e së cilës shkruhet: “Ndërmerrni veprimin për të përfunduar ndërhyrjen për dhunën policore në Nigeri”.

Policia nigeriane hap zjarr mbi protestuesit që kundërshtojnë brutalitetin e policisë
Lexo po ashtu Policia nigeriane hap zjarr mbi protestuesit që kundërshtojnë brutalitetin e policisë

Ora gjithashtu ka shpërndarë edhe linkun amnesty.org, ku njerëz nga mbarë bota mund të nënshkruajnë peticionin online, për të kërkuar dhënien fund të kësaj situate.

Në një përpjekje për t’i dhënë fund protestave, zyrtarët shtetërorë kanë futur vendin në një shtetrrethim 24-orësh për 20 milionë njerëz që jetojnë në Lagos, qytetin më të madh të Afrikës, por demonstrimet kundër forcës së policisë nigeriane SARS, nuk tregojnë shenja të ngadalësimit.

SARS u themelua në vitin 1992 për të luftuar grabitjen, rrëmbimin dhe krime të tjera të dhunshme, por është kritikuar gjerësisht për shkeljet e të drejtave të njeriut duke përfshirë torturat, zhvatjet dhe vrasjet jashtëgjyqësore. Nigerianët madje pretendojnë se oficerët e policisë me rroba civile qëllojnë burra të rinj që kanë tatuazhe ose vetura të shtrenjta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori