Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, gjatë vitit që lamë pas ka qenë një prej emrave më të spikatur në faqet rozë.

Ndonëse po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar, ajo së fundmi u ka bërë thirrje që të ndihmojnë Australinë për shkak të zjarreve që e kanë kapluar.


Ajo bëri një postim në InstaStory, përmes së cilit njofton se duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar këtë krizë të vendit.

us Rita Ora (Foto: Instagram)

"Ne duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë kohë krize", ka shkruar ndër të tjerash biondja, duke u bërë thirrje të gjithëve për të kontribuuar.

Në natën e Vitit të Ri njerëzit u detyruan të iknin në plazh, të gatshëm të hidheshin në ujë për të mbrojtur veten nga flakët ndërsa qielli ktheu një të kuq apokaliptik.

Siç raportuan media e huaja, mijëra njerëz kanë kaluar katër ditë në një gjendje stresi, pasi u ishte thënë se ishte shumë e rrezikshme të largohej nga qyteti.

Ndërkaq, Rita po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer dhe e kërkuar në tregun botëror, ku sipas revistës Spear, ajo ka një vlerë neto prej 12 milion £ (rreth 14 milionë euro). /Telegrafi/